Finalja e “Ferma VIP 2”: Vesa Luma me mesazh prekës për Big Bastën, krenari për mijëra familje shqiptare

Mbrëmjen e sotme zhvillohet finalja e madhe e spektaklit të njohur televiziv “Ferma VIP 2”, ku pesë konkurrentë kanë mbetur në garë për çmimin e madh. Ndër ta është edhe këngëtari i njohur shqiptar, Big Basta, i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut për sjelljen e tij dinjitoze gjatë gjithë rrugëtimit në fermë.

Në këtë natë të rëndësishme për të, partnerja e tij në jetë dhe në skenë, këngëtarja Vesa Luma, ka reaguar me një postim prekës në rrjetet sociale, duke i shprehur publikisht mbështetjen, dashurinë dhe krenarinë për rrugëtimin e tij.

“Djalin e ke bërë krenar sa s’ka, jeta ime. Kështu je rritur ti, unë, dhe të gjithë ata që na rrethojnë – familjet tona dhe jo vetëm. Qindra mijëra familje shqiptare i ke përfaqësuar nga sjellja jote aty,” shkruan Vesa në Instagram.

Ajo vë në dukje edhe vështirësitë e sfidës, duke theksuar se loja në reality show ka qenë shpesh e paragjykuar, por shpreson që publiku shqiptar është tashmë i gatshëm të vlerësojë figura pozitive dhe përfaqësues të vërtetë të vlerave familjare.

“Sido që të jetë, me fitore apo jo, sonte do të jetë një nga netët më të bukura të jetës tënde. Të gjithë jemi jashtëzakonisht krenarë për ty!” përfundon ajo mesazhin emocionues.

Finalja pritet me interes të lartë nga publiku dhe fansat e spektaklit, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të shpallet fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP