4 armë zjarri brenda automjetit të djegur pas atentatit, policia jep detajet

Pas konstatimit të një automjeti të djegur në fshatin Halil të Fushë-Krujës, menjëherë pas atentatit në Rinas, policia ka gjetur 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në ngjarjes

Sipas burimeve, mjeti është përfshirë plotësisht nga flakët dhe dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur në rrethrrotullimin që të çon drejt terminalit të pasagjerëve në Rinas.

Njoftimi zyrtar:

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.

Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
11 November, 17:09 | Përditësimi: 11 November, 17:09