
Takimi “sqarues” mes Ervis Martinajt dhe Sidorel Prendit, i zhvilluar në Fushë-Kuqe, u kthye në një skenë dhune të egër, që më pas do të ndezte një seri atentatesh hakmarrëse.
Sipas burimeve konfidenciale, Prendi nuk kishte shkuar për përballje, por për të negociuar. Ai priste të takohej me një grup garantësh, por në vend të tyre, përballë i doli grupi i dhunës së Martinajt.
Ervisi dhe njerëzit e tij më të besuar e lidhën, e goditën me sende të forta dhe më pas e flakën jashtë në gjendje të rëndë. Ngjarja nuk u denoncua kurrë, por në botën e nëndheshme, historia e Sidorelit u përfol gjatë.
Thuhet se Martinaj e la të gjallë vetëm për t’i kujtuar se kush e kishte në dorë jetën e tij – por kjo lëvizje u kthye në autogol. Prendi njihej si një nga njerëzit që dinte shumë për strukturën e grupit të Martinajt, çka e bëri situatën edhe më të nxehtë.
Ngjarja konsiderohet si një nga episodet që ndezën më tej konfliktet e armatosura dhe atentatet në veriun e vendit.