Tifozet nga Shqiperia nisen drejt Prishtines ne mbeshtetje te Kosoves

Screenshot

Dhjetëra tifozë nga Shqipëria janë nisur këtë të martë drejt Prishtinës për të mbështetur Kosovën në ndeshjen ndaj Turqisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja luhet në orën 20:45 dhe konsiderohet vendimtare, pasi Kosova është një hap larg një arritjeje historike që e kualifikon në Kupën e Botës.
Shumë tifozë shqiptarë janë nisur drejt kryeqytetit të Kosovës në mbështetje të “Dardanëve”.
Në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video ku shihen automjete me flamuj shqiptarë duke udhëtuar në drejtim të Kosovës.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
31 March, 16:59 | Përditësimi: 31 March, 16:59