Nje aksident ka ndodhur mesditen e sotme ne aksin Levan-Tepelene ne vendin e quajtur Fratar ne Mallakaster

Screenshot

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Fratar në Mallakastër. Sipas burimeve policore pesë automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona , 1 shqiptar dhe dy gjermané, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashté rrezikut pér jetén. Në vendngjarje kanë mbërritur menjeherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor té cilét po punojné për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti zinxhir. Ndërkohë si pasojë e aksidentit trafiku u paralizua për minuta të tëra duke shkaktuar radhë kilometrike.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
2 June, 17:32 | Përditësimi: 2 June, 17:32