Misioni sekret i Igli Tares në Tiranë: Vëzhgon lojtarë për Milanin gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi

Gjatë ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi në stadiumin “Air Albania”, një nga figurat më të spikatura në tribunë ishte Igli Tare. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe aktualisht drejtori sportiv i Milanit nuk ndodhej aty vetëm si tifoz, por me një qëllim të qartë skautimi.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Sipas mediave italiane, Tare kishte një “mision sekret” për të monitoruar disa prej futbollistëve të dy skuadrave, me qëllim përforcimin e kuqezinjve të Milanit. Emrat që janë lakuar më së shumti nga kampi shqiptar janë Berat Gjimshiti dhe Armando Broja. Ky i fundit shihet si objektiv kryesor për repartin ofensiv, ndërsa Gjimshiti duket se është pranë një transferimi të mundshëm në kampionatin e Katarit.

Vëmendja e shtuar ndaj kësaj ndeshjeje vjen edhe për shkak të rivalitetit historik mes dy përfaqësueseve, por për Taren, ndeshja ishte një mundësi e artë për të ndjekur nga afër performancën e talenteve që mund të bëhen pjesë e projektit të Milanit në sezonin e ardhshëm.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
10 June, 07:24 | Përditësimi: 10 June, 07:24