Kryeministri Edi Rama tha se mirëpret hetimin e nisur nga SPAK lidhur me origjinën e pronës mbi të cilën pretendohet të ndërtohet një resort në zonën e Zvërnecit.
“Pjesa pozitive është hetimi mbi origjinën e një pasurie, për sa kohë është një problem i ngritur me apo pa të drejtë, nuk e dimë, por i ngritur dhe i shumëpërfolur. Aq më tepër kur kjo lidhet me një hetim të nisur, është shumë pozitive që SPAK të hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim”, u shpreh Rama.
