Pas tensioneve për blerjen e Groenlandës, Presidenti Donald Trump ka hapur një front të ri presioni diplomatik dhe ushtarak, kësaj here me aleatin më të afërt, Kanadanë.
Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, Trump është privatisht i bindur se Kanadaja është “thembra e Akilit” e Amerikës së Veriut. Ai beson se Otava nuk është e aftë të mbrojë kufijtë e saj të gjerë në Arktik nga ndërhyrja e Rusisë dhe Kinës.
Cili është plani i Trump? Ndryshe nga Groenlanda (që donte ta blinte) apo Venezuela (që e kërcënoi ushtarakisht), me Kanadanë qasja është ajo e nënshtrimit strategjik.
-
Jo pushtim, por kontroll: Nuk bëhet fjalë për dërgim trupash pushtuese, por për një presion ekstrem që Kanadaja të rrisë shpenzimet ushtarake dhe të pranojë një prani më të madhe të SHBA-së në veriun e saj.
-
Marrëveshja e Re: Po diskutohet një pakt brenda këtij viti për të “fortifikuar kufirin verior”, që përfshin patrulla të përbashkëta dhe sisteme të reja radarësh nën komandën ose mbikëqyrjen amerikane.
Frika nga “Rruga e Akullit” Pse tani? Arktiku po shkrihet dhe po hapen rrugë të reja ujore tregtare dhe ushtarake. Shtetet e Bashkuara kanë frikë se Rusia (që ka flotën më të madhe të akullthyesve) dhe Kina (që e quan veten “shtet afër Arktikut”) mund të shfrytëzojnë dobësinë kanadeze për t’u afruar në “oborrin e shtëpisë” së Amerikës.
Fantazma e “Shtetit të 51-të” Marrëdhënia është tejet e tensionuar. Kujtojmë se vitin e kaluar, retorika e Trump arriti kulmin kur kërcënoi se do të përdorte “forcën ekonomike” për ta kthyer Kanadanë në shtetin e 51-të të SHBA-së, nëse ajo nuk bindej. Tani, presioni është zhvendosur te buxheti:
-
Trump argumenton se Kanadaja nuk paguan mjaftueshëm për mbrojtjen (nën 2% të PBB-së, standardi i NATO-s).
-
Mesazhi është i qartë: Ose paguani dhe mbroni Arktikut, ose do ta bëjmë ne për ju (dhe do t’ju kushtojë sovranitetin).
