Perceptimi qytetar për ekonominë në Ballkanin Perëndimor mbetet i zymtë. Të dhënat më të fundit nga Balkan Barometer 2025 zbulojnë se shumica dërrmuese e banorëve të rajonit jetojnë me pasiguri të lartë ekonomike dhe shqetësime për fuqinë blerëse. Një dada tronditëse është fakti se 0% e qytetarëve në të gjithë rajonin e kanë vlerësuar gjendjen ekonomike si “shumë të mirë”.
Situata në Shqipëri
Shqiptarët mbeten kryesisht pesimistë, megjithëse me një nuancë më të lartë neutraliteti se fqinjët.
-
61% e vlerësojnë ekonominë negativisht (35% “mjaft keq” dhe 26% “shumë keq”).
-
35% shprehen neutralë.
-
4% e shohin situatën si “mjaft të mirë”.
Krahasimi me Rajonin
Ndërsa në Shqipëri pesimizmi është i lartë, vendet fqinje raportojnë shifra edhe më dramatike të pakënaqësisë. Bosnje & Hercegovina mban rekordin për perceptimin më negativ, ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndjekin trendin e zymtë.
| Shteti | Perceptimi Negativ (Total) | Detaje (“Shumë keq”) |
| Bosnje & Hercegovina | 89% (vlerësim i përafërt) | 62% (më e larta në rajon) |
| Maqedonia e Veriut | 72% | – |
| Mali i Zi | 72% | 36% |
| Serbia | 70% | 29% |
| Kosova | 69% | – |
| Shqipëria | 61% | 26% |
Në Kosovë, 69% e qytetarëve janë të pakënaqur, ndërsa 29% mbajnë qëndrim neutral. Bosnja shfaq situatën më alarmante, ku vetëm 1% e popullsisë sheh ndonjë gjë pozitive në ekonomi.
