
Janë publikuar pamjet e para të aksidentit tragjik që i mori jetën futbollistit të njohur Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Spanjë.
Në videon e siguruar nga mediat spanjolle, shfaqet momenti kur Lamborghini luksoz me të cilin udhëtonin dy vëllezërit është i përfshirë nga flakët, pasi doli nga rruga në autostradën A-52, pranë komunës Cernadilla në provincën Zamora, shumë pranë kufirit me Portugalinë.
Sipas hetimeve paraprake, makina dyshohet se pësoi shpërthim të gomës gjatë një parakalimi, gjë që bëri që automjeti të humbiste kontrollin, të përplasej në barrierat anësore, të rrokullisej dhe më pas të përfshihej nga flakët.
Pamjet tregojnë trupin e karbonizuar të makinës, të përmbysur në anë të rrugës, ndërsa forcat e emergjencës dhe hetuesit inspektojnë vendin e ngjarjes.
Futbollisti 28-vjeçar, pjesë e Liverpool-it, ishte nisur drejt Anglisë me makinë për arsye shëndetësore, pasi i ishte rekomanduar të shmangte fluturimet pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri.
Ngjarja ka tronditur botën e futbollit dhe është cilësuar si një humbje e rëndë dhe e parakohshme për sportin europian