Operacioni “Implicazione” në Fier/Arrestohen 2 vëllezër për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të kanabisit

Fier – Një tjetër operacion i suksesshëm i Policisë së Fierit ka çuar në goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Operacioni policor i koduar “Implicazione” u finalizua me arrestimin e dy vëllezërve që merreshin me kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe posedonin armë zjarri pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier, arrestuan shtetasit K. Sh., 47 vjeç dhe E. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar. Gjatë ndërhyrjes, E. Sh. tentoi të largohej me vrap, por u kap në kohë nga shërbimet e Policisë. Atij iu gjetën doza kanabisi gati për shitje.

Kontrolli në banesën e tyre çoi në sekuestrimin e 2 armëve zjarri automatike, 3 krehra, 1 thike, sasi të përgatitur kanabisi, 200 fara kanabisi dhe 179 fidanë të mbjellë në kubikë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme