Një incident i rëndë është regjistruar në një burg në veri të Greqisë, ku një përleshje mes të dënuarve ka përfunduar me dy viktima.
Ngjarja ka ndodhur në burgun e Nigritës, ku sipas mediave lokale jetën e kanë humbur një shtetas algjerian dhe një shtetas iranian gjatë konfliktit të brendshëm mes të burgosurve.
Autoritetet greke kanë reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke arrestuar 11 persona të dyshuar si të përfshirë, mes tyre edhe dy të konsideruar si autorët kryesorë të vrasjes, sipas raportimeve të “Kathimerini”.
Pas përleshjes, forcat e sigurisë kanë kryer një kontroll të gjerë në ambientet e burgut, ku janë sekuestruar disa sende të ndaluara dhe të rrezikshme, përfshirë thika të improvizuara dhe objekte të forta.
