Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet çmimi i naftës në 220 lekë/litri

Bordi i Transparencës vendosi të mërkurën uljen e çmimit të naftës dhe nënprodukteve të saj. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
8 April, 16:53 | Përditësimi: 8 April, 16:53