Spanja refuzon “Bordin e Paqes”/ Sanchez sulmon ashpër Trump: Po shkelni ligjin ndërkombëtar, palestinezët duhet të vendosin vetë

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka njoftuar vendimin për të mos iu bashkuar nismës së presidentit Donald Trump, duke e cilësuar “Bordin e Paqes” si një strukturë jashtë kornizës së OKB-së që injoron Autoritetin Palestinez. Sanchez ka hedhur akuza të forta ndaj Uashingtonit për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe dëmtim të marrëdhënieve transatlantike, duke theksuar se e ardhmja e Gazës nuk mund të vendoset pa palestinezët. Tensionet janë reflektuar edhe me Kanadanë, pasi Trump njoftoi tërheqjen e ftesës për Otavën, ndërsa bie në sy mungesa e aleatëve kryesorë europianë në këtë bord, ku bëjnë pjesë vetëm Hungaria dhe Bullgaria nga BE.

Avatar photo
Albin Hoxha
23 January, 11:51 | Përditësimi: 23 January, 11:51