Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dje, në Lushnjë, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi J. D., 34 vjeç, i cili u dëmtua dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. R., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi, në Patos fshat, në kasollen pranë banesës, dyshohet se është vetëvarur shtetasja T. Rr., 64 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-O. B., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-I. M., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
