
- U arrestua shtetasi D. Z., 38 vjeç, pasi u kap nga “Shqiponjat” jashtë banesës, duke thyer masën “arrest në shtëpi” të caktuar nga gjykata.
- U procedua penalisht D. G., 35 vjeç, për kanosje me një pistoletë lodër ndaj një 34-vjeçari në një lokal në lagjen “28 Nëntori”. Po ashtu, nisën procedimet edhe për L. M., 51 vjeç dhe Xh. I., 31 vjeç, të përfshirë në konflikt fizik me D. G.
Në Himarë, pas verifikimeve për disa video të publikuara në rrjete sociale:
- U procedua shtetasi P. D., 67 vjeç, pasi në plazhin e Borshit shihet duke larguar pushues me pretendimin se zona i përkiste atij, si dhe duke kryer veprime të turpshme në prani të tyre.
- U procedua edhe B. P., 75 vjeç, për zaptim prone, sipas kallëzimit të një 77-vjeçari.
Në fshatin Gjashtë të Sarandës, u arrestua O. G., 35 vjeç, për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa u procedua M. L., 45 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe ndaj nënës së saj.
Në Konispol, u procedua penalisht A. A., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 34-vjeçar, i cili e kallëzoi në polici.
Materialet për të gjitha rastet iu referuan prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme procedurale