Ksamil/ Pas aksidentit fatal, Policia Kufitare largon mjetet lundruese nga zona e ngjarjes
Një ditë pas aksidentit tragjik në Gjirin e Ksamilit, ku humbi jetën 20-vjeçari Albiano Kreçi, Policia Kufitare ka nisur largimin e të gjitha mjeteve lundruese që ndodheshin në zonën ku ndodhi ngjarja.
Aksidenti ndodhi në ujërat e Ksamilit, ku një përplasje mes mjeteve lundruese rezultoi fatale për të riun.
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të incidentit dhe përgjegjësitë përkatëse.
