
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Led”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.
Operacioni u ndërmor pas informacioneve policore dhe veprimeve të shpejta hetimore, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Në fshatin Vadhizë u identifikua një banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike të llojit Cannabis Sativa, me ndihmën e llambave dhe pajisjeve të tjera elektrike. Energjia elektrike rezultoi e lidhur në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrollit, Policia arrestoi shtetasin I. G., 63 vjeç, banues në Vadhizë, i dyshuar si organizator i kultivimit.
Në vijim të hetimeve, u arrestua edhe një punonjës i OSHEE-së, R. M., 61 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.
Gjatë operacionit u sekuestruan:
- 41 bimë narkotike Cannabis Sativa
- 57 fidanë
- Sasi lënde narkotike e përpunuar
- 784 fara kanabisi
- 5 panele elektrike, 8 llamba, 2 filtra, 3 ventilatorë, 2 aspiratorë dhe 18 pajisje të tjera elektrike
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme