Aksident tek Shkalla e Tujanit/ Makina përmbyset pas përplasjes, plagosen tre persona

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mesditën e kësaj të marte në zonën e njohur si “Shkalla e Tujanit”, në periferi të Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që një prej makinave të përmbyset në rrugë.

Si pasojë e ngjarjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Ky aks rrugor njihet për rrezikshmërinë e tij, dhe vetëm pak ditë më parë ka qenë skena e një tjetër aksidenti tragjik, ku humbën jetën dy të rinj: Blerim Haxhiu, 23 vjeç, dhe një tjetër 18-vjeçar. Ata udhëtonin me motor kur u përplasën nga një automjet i drejtuar nga Olsido Cami, i cili u arrestua nga policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të sotëm.