Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen Renato dhe Albi Dishnica, sekuestrohen doza kokaine

Një operacion antidrogë është zhvilluar mëngjesin e së enjtes në qytetin e Korçës, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për aktivitet të paligjshëm me lëndë narkotike.

Në pranga kanë rënë Renato Dishnica dhe Albi Dishnica, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje nga autoritetet. Burime bëjnë me dije se operacioni është shtrirë në disa zona të qytetit, ku dyshohej se zhvillohej shpërndarje droge në doza të vogla.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat dhe mjetet e personave të ndaluar, janë sekuestruar doza të ndara kokaine dhe prova të tjera materiale që po analizohen nga grupi hetimor.

Operacioni vijon ende, ndërsa hetimet janë në fazë të avancuar për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes.