Numërohen 1660 zarfe të diasporës, PD në avantazh me 43.95%, ndjeket nga PS me 42.68% – procesi vijon në Parkun Olimpik

Procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë, ku deri më tani janë hapur dhe numëruar 1660 zarfe nga gjithsej 194.889 të mbërritura nga emigrantët shqiptarë nëpër botë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike kryeson me 43.95% të votave, ndërsa pas saj renditet Partia Socialiste me 42.68%. Diferenca mbetet e ngushtë dhe mund të ndryshojë me përparimin e numërimit.

Ky është viti i parë kur vota e diasporës ka një peshë të shtuar në procesin zgjedhor, pas ndryshimeve ligjore që garantuan pjesëmarrje më të lehtë dhe transparente për qytetarët shqiptarë jashtë vendit. Votimi është kryer me postë dhe përfshin një periudhë disa javëshe, për të garantuar që zarfet të mbërrinin në kohë.

Vëzhgues të huaj dhe organizata të shoqërisë civile po monitorojnë nga afër procesin në Parkun Olimpik për të siguruar standardet e transparencës dhe korrektësisë.

Numërimi pritet të vijojë me intensitet gjatë ditës dhe netëve në vijim, ndërsa partitë politike kanë shprehur interes të madh për rezultatet e votës së diasporës, e cila mund të ndikojë në ndarjen e mandateve në qarqet ku gara është e ngushtë