Ndryshime drastike në qeveri. Rama gati kabinetin e ri

Kryeministri Edi Rama pritet të ndërmarrë një valë të re lëvizjesh në kabinetin qeveritar, duke realizuar shtatë ndryshime në poste kyçe të ekzekutivit.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Burime për STAR TV bëjnë me dije se riformatimi do të  prekë ministritë e Brendshme, Drejtësinë, të Jashtme, Infrastrukturën, Mbrojtjen si dhe marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa parashikohet edhe një zëvendëskryeministre e re.

Kështu pritet që:

Besfort Lamallari të emërohet ministër i Brendshëm.

Toni Gogu pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ferit Hoxha do të emërohet ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Enea Karakaçi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes.

Erjona Ismaili caktohet ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Albana Koçiu ngjitet në detyrën e zëvendëskryeministres.

Albin Hoxha
26 February, 20:31 | Përditësimi: 26 February, 20:53