
Përgatitjet për procesin zgjedhor po intensifikohen në Komisionin e Zonës së Administrimit Zgjedhor Nr. 56 në Lushnjë. Sot, janë dorëzuar paisjet e votimit, duke përfshirë kutitë e votimit, materialet zgjedhore dhe pajisjet e tjera teknike të nevojshme për zhvillimin e zgjedhjeve. Pas kontrollit të detajuar të çdo paisjeje, komisioni është në gatishmëri të plotë për të siguruar një proces zgjedhor të qetë dhe korrekt.