E rëndë në Kavajë, humb jetën një 62-vjeçar në kantierin e ndërtimit

Rreth orës 15:30 të ditës së sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës është dërguar pa shenja jete shtetasi I. P., rreth 62 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, ai ka qenë duke punuar në një pallat në zonën e Qerretit, Kavajë, kur ka ndodhur ngjarja tragjike.

Dyshohet se 62-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë procesit të çmontimit të skelave të ndërtimit. Nga rënia e trarit është lënduar lehtë edhe një person tjetër, shtetasi me iniciale S. H., i cili ka marrë dëmtime në këmbë.

Lidhur me këtë ngjarje ngjarjen, janë shoqëruar në polici personat që ndodheshin në vendin e aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punuon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.