Aksident në Vlorë–Fier, humb jetën 34-vjeçari pas përplasjes së fortë
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e kësaj të marte në aksin e vjetër nacional Vlorë–Fier, pranë zonës së Shamogjinit, afër fshatit Oshtimë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Ford” me targa AA 668 LB, i drejtuar nga 34-vjeçari Albano Hoxha, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.
Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa drejtuesi i mjetit është transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 34-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Nga aksidenti, automjeti ka pësuar dëme të shumta materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
