Retro vjen në Fier – Magjia e automobilëve klasikë në zemër të qytetit

FIER – Një atmosferë e veçantë do të pushtojë qytetin e Fierit me rikthimin e eventit të shumëpritur “Retro vjen në Fier”! Ky aktivitet u dedikohet të gjithë të apasionuarve pas mjeteve historike, duke sjellë një ekspozitë mbresëlënëse të automobilëve klasikë që kanë bërë histori.

Dashamirët e makinave të vjetra do të kenë mundësinë të shijojnë nga afër modelet ikonike që kanë lënë gjurmë në rrugët e botës, si dhe të përjetojnë emocionin e një kohe tjetër, përmes dizajnit, motorëve dhe stilit të veçantë që karakterizon këto mjete.

Eventi pritet të mbledhë jo vetëm koleksionistë e entuziastë nga i gjithë vendi, por edhe familje, të rinj e turistë që kërkojnë të përjetojnë një eksperiencë unike në Fier.