
Një skanim dixhital i plotë i Titanikut, i realizuar për një dokumentar të ri nga National Geographic dhe Atlantic Productions, ka ofruar një pasqyrë të re dhe të detajuar të orëve të fundit të anijes legjendare që u mbyt pas përplasjes me një ajsberg në vitin 1912.
Pamjet 3D të reja tregojnë mënyrën sesi anija u nda në dysh, duke konfirmuar se katastrofa e Titanikut çoi në vdekjen e rreth 1500 pasagjerëve. Një nga zbulimet më të rëndësishme është pamja e dhomës së bojlerit, ku inxhinierët, sipas dëshmitarëve okularë, punuan deri në fund për të mbajtur dritat e anijes të ndezura, pavarësisht pasojave tragjike që po zhvilloheshin.
Gjithashtu, simulimet kompjuterike kanë zbuluar se shpimet në byk, të cilat kishin madhësinë e copave të letrës A4, ishin shkaku që çoi në përshpejtimin e mbytjes së anijes. Ky skanim është një pjesë e një studimi të madh, duke përdorur më shumë se 700,000 imazhe të marra nga çdo kënd, për të krijuar një “binjak dixhital” të Titanikut, i cili u zbulua ekskluzivisht nga BBC News në 2023.
Parks Stephenson, analist i Titanikut, shprehu se, “Titanic është dëshmitarja e fundit okulare e katastrofës dhe ajo ka ende histori për të treguar.” Këto zbulime ofrojnë një pasqyrë të pasur të asaj që ndodhi në orët kritike para mbytjes së anijes, duke sjellë një ndihmë të madhe për historinë dhe përkujtimin e këtij tragjedie.