Banoret e lagjes”16 Prilli”ne Fier ngrejne shqetesimin per vendosjen e kontiniereve te mbetjeve urbane mbi vijat e bardha

Screenshot

Banorët e lagjes “16 Prilli” në Fier ngrejnë shqetësimin: Kontejnerët mbi vijat e bardha, ku do të kalojnë këmbësorët?

Banorët e lagjes “16 Prilli” në Fier kanë ngritur shqetësimin për vendosjen e kontenierëve të mbetjeve urbane mbi vijat e bardha, duke e cilësuar këtë situatë problematike si për lëvizjen e këmbësorëve, ashtu edhe për imazhin e zonës.

Ata i drejtojnë një pyetje Bashkisë Fier: Ku do të kalojnë këmbësorët, kur hapësira e dedikuar për kalimin e tyre është zënë nga kontenierët?

Sipas banorëve, përveç bllokimit të kalimit, kontenierët e vendosur në rrugë krijojnë edhe një pamje të shëmtuar urbane. Një tjetër shqetësim mbetet era e rëndë që përhapet në zonë, pasi shumë prej kontenierëve qëndrojnë të hapur, duke kthyer këtë hapësirë në një burim shqetësimi të përditshëm për komunitetin.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet vendore për zhvendosjen e tyre në një vend të përshtatshëm dhe marrjen e masave për mirëmbajtjen e tyre, në mënyrë që të mos cenohen siguria dhe standardet e jetesës në lagje.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
12 May, 13:41 | Përditësimi: 12 May, 13:41