Nje aksident eshte rregjistrusr mesditen e sotme ne unazen jugore te qyteti te Fierit,ku nje motomjet eshte perplasur me nje automjet tip”Peugeot”

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një motomjet është përplasur me një automjet tip “Peugeot”.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
11 May, 17:32 | Përditësimi: 11 May, 17:41