Drejtori i ri i Policise Fier,Erion Ahmeti:Me shume prani ne terren dhe sherbim ndaj komunitetit

Screenshot

Drejtori i ri i Policisë Fier, Erion Ahmeti: Më shumë prani në terren dhe shërbim ndaj komunitetit

Me marrjen e detyrës në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, drejtori i ri Erion Ahmeti ka nisur menjëherë me udhëzime të reja për të gjitha strukturat policore.

Burime bëjnë me dije se Ahmeti ka kërkuar nga çdo efektiv që të jetë në çdo kohë në terren, me fokus të veçantë reagimin ndaj problematikave të rendit dhe rritjen e shërbimit ndaj komunitetit.

Në kuadër të këtyre masave, në akset kryesore janë ngritur postblloqe dhe janë angazhuar uniformat blu sipas detyrave të përcaktuara.

Gjithashtu, është dhënë porosia që asnjë drejtues mjeti të mos ndalohet pa një arsye konkrete, duke synuar shmangien e kontrolleve të panevojshme dhe ruajtjen e komunikimit korrekt me qytetarët

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
25 April, 17:16 | Përditësimi: 25 April, 17:16