Aksident fatal në Novoselë, humb jetën një 24-vjeçar nga Fieri

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident rrugor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit A. H ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
7 April, 15:52 | Përditësimi: 7 April, 15:52