Berisha: Thirrje NATO-s të forcojë mbrojtjen tonë ajrore

Screenshot

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë për rrezikun e mundshëm të sulmeve, duke kërkuar ndërhyrjen e NATO-s për forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit.

Në një prononcim për mediat nga Shkodra, Berisha u shpreh se një paralajmërim i tillë nuk mund të jetë pa bazë dhe duhet të merret seriozisht nga institucionet shqiptare.

Ai i bëri thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut që të garantojë mbrojtjen kundërajrore të Shqipërisë, duke theksuar se si vend anëtar, hapësira ajrore e vendit është pjesë e mbrojtjes së NATO-s.

Sipas tij, ndërsa mbrojtja ajrore mbulohet nga aleanca, siguria e brendshme duhet të garantohet nga institucionet shqiptare.

Berisha gjithashtu theksoi se paralajmërime të tilla nuk jepen pa një bazë konkrete, duke nënvizuar nevojën për vigjilencë dhe reagim institucional

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
2 April, 16:07 | Përditësimi: 2 April, 16:07