Fier / Vijon puna per kapjen e shtetaseve ne kerkim

Screenshot

Fier/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni i koduar “Arratia”.

Kapet dhe ndalohet një 38-vjeçar në kërkim, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për shitje të lëndëve narkotike.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të shtetasve të shpallur në kërkim, finalizuan operacionin e koduar “Arratia”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në fshatin Pluk, Lushnjë dhe u vu në pranga shtetasi:

-Andi Bakiasi, 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që u godit gjatë operacionit të koduar “Tempulli”, në vitin 2024.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
2 April, 15:58 | Përditësimi: 2 April, 15:58