Makina perplas një grua në Transballkanike, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar pak orë më parë në rrugën Transballkanike, pranë qytetit të Vlorës, ku një automjet ka përplasur një grua.

Sipas informacioneve paraprake, e lënduara është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit, një automjet tip “Benz” me targa gjermane, ka braktisur makinën dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
31 March, 17:26 | Përditësimi: 31 March, 17:26