Hyri ne Teqe te ndizte qirinj I merr flake dhe i shkrumbohet papritur makina

Screenshot

Në Kolonjë, një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në parkimin e teqesë së fshatit Kreshovë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë qenë aksidental, ndërsa drejtuesi i mjetit ka deklaruar se ngjarja ndodhi teksa ai kishte hyrë në teqe për të ndezur qirinj.
Në atë moment, automjeti është përfshirë papritur nga flakët, duke u shkrumbuar plotësisht.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa policia po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
30 March, 14:05 | Përditësimi: 30 March, 14:05