Protestuesit, kryesisht nga fshatrat e njësisë administrative Frakull, deklarojnë se ky është një nga vitet më të vështira për ta. Sipas tyre, çmimi i shitjes ka rënë ndjeshëm, duke arritur deri në rreth 500 lekë për arkë, ndërsa prodhimi është përgjysmuar për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
