Porto Novo, perla e fshehur e Vlorës që tërheq dashamirësit e natyrës gjatë gjithë vitit
Plazhi i Porto Novos në Vlorë mbetet një nga destinacionet më të preferuara për të apasionuarit pas natyrës, i frekuentuar në çdo stinë të vitit. I vendosur larg zhurmës urbane, ky plazh ofron qetësi, ujëra të kristalta dhe një peizazh të paprekur.
Vizitorët e zgjedhin Porto Novon jo vetëm gjatë verës për pushime, por edhe në stinët e tjera për shëtitje, relaks dhe lidhje me natyrën. Terreni i egër dhe bukuria natyrore e bëjnë këtë zonë një pikë të veçantë për aventurierët dhe ata që kërkojnë një eksperiencë ndryshe
