Paradoksi Hysaj: I padëshiruar në fushë por mbret në bankë me 3.7 milionë euro te Lazio

Edhe pse trajneri nuk e llogarit më për formacionin, Elseid Hysaj vazhdon të jetë një nga “barrët” më të rënda financiare për Lazion. Të dhënat e fundit zbulojnë se mbrojtësi kuqezi renditet i katërti në klub për nga pagesa, duke përfituar plot 3.7 milionë euro bruto në vit, më shumë se shumica e yjeve që luajnë çdo javë.

Kjo situatë e çuditshme, ku lojtari paguhet miliona për të qëndruar në tribunë duke lënë pas shumë titullarë, pritet të marrë fund vetëm verën e ardhshme me skadimin e kontratës së tij të majme.

Avatar photo
Albin Hoxha
6 December, 13:10 | Përditësimi: 6 December, 13:10