Topi i Artë 2025: Publikohet lista me 30 kandidatë, dominon PSG-ja me gjysmën e emrave, mes tyre Dembelé, Vitinha dhe Donnarumma

Organizatorët e çmimit prestigjioz Topi i Artë kanë shpallur zyrtarisht listën e 30 kandidatëve për edicionin e vitit 2025. Ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet më 22 shtator në Paris dhe pritet me interes të madh nga bota e futbollit.

Lista e këtij viti bie në sy për dominimin e PSG-së, që përfaqësohet nga gjysma e lojtarëve të saj, falë një sezoni mbresëlënës. Ndër ta spikasin Ousmane Dembelé, Vitinha dhe portieri Gianluigi Donnarumma – i vetmi italian në listë.

Nga Serie A gjenden vetëm tre përfaqësues: Dumfries dhe Lautaro Martinez nga Interi, si dhe skocezi Scott McTominay nga Napoli, pas një sezoni të shkëlqyer. Lista përfshin gjithashtu yje si Jude Bellingham, Erling Haaland, Kylian Mbappé, Robert Lewandowski, Harry Kane, Vinicius Jr., Florian Wirtz dhe të tjerë.

Fituesi, pasardhës i Rodrit që e fitoi çmimin në vitin 2024, do të zgjidhet nga një juri me 100 gazetarë ndërkombëtarë. Vlerësimi bazohet në performancat individuale, rolin vendimtar në ndeshje, kontributin kolektiv, trofetë e fituar, si edhe lojën e ndershme. Çdo jurist voton për 10 futbollistë, duke ndarë pikë nga 15 për vendin e parë deri në 1 pikë për vendin e dhjetë.

Lista e plotë e kandidatëve:

Dumfries, Dembelé, Donnarumma, Bellingham, Haaland, Doué, Guirassy, Kvaratskhelia, Nuno Mendes, Joao Neves, Mbappé, McTominay, Lautaro Martinez, McAllister, Lewandowski, Kane, Hakimi, Gyokeres, Fabian Raphin, Riz, Vinicius, Van Dijk, Lamine Yamal, Vitinha, Wirtz.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
8 August, 07:17 | Përditësimi: 8 August, 07:17