SPAK po heton një dosje të dytë kundër zv/kryeministres Belinda Balluku, me akuzat e “korrupsionit pasiv”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”. Burime të specializuara tregojnë se në fokus të hetimeve është një transfertë bankare prej 6 milionë euro dërguar në Zvicër, e dyshuar se ka lidhje me të.
Akuzat në hetim:
-
Korrupsion pasiv i funksionarit të lartë
-
Pastrim produktesh të veprës penale
-
Fshehje pasurie
Rastet paralele:
-
Anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 2” – kontratë qiraje e ankoruar në Vlorë
-
Tuneli i Llogarasë – dyshime për fryrje të vlerës me 50 milionë euro
Nëse provohen, këto akuza mund të çojnë në masë arrestimi për Ballukun. Hetimet vazhdojnë aktive në SPAK.
