Dy vëllezërit dhe një person tjetër plagosin në bashkëpunim 24-vjeçarin në Berat

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi plagosën me thikë një 24-vjeçar.

Të arrestuarit janë J. K., 26 vjeç dhe F. Q., 24 vjeç, ndërsa është në kërkim vëllai i këtij të fundit, F. Q., 27 vjeç, të tre banues në Berat.

Sipas Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme ligjore.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
10 Shtator, 11:51 | Përditësimi: 10 Shtator, 11:51