Rëndohet bilanci nga aksidenti në aksin rrugor Krumë-Golaj, ndërron jetë edhe pasagjeri

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj.

Policia e Kukësit njofton se si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend një nga drejtuesit e automjeteve Benz, shtetasi me iniciale N. S.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm mësohet se ka ndërruar jetë edhe pasagjeri, një nga dy personat që u plagosën nga përplasja.

 

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
9 September, 13:15 | Përditësimi: 9 September, 13:15