Lista e kabinetit të qeverisjes për mandatin e katërt. Lista, e cila mban firmën e Kryeministrit dhe të Zv/Kryeministrës së re, përfshin një mix të vjetërash të përvojshëm dhe disa emra të rinj, duke sinjalizuar një ritëm vazhdimësie me rinovim.

Në qendër të ekzekutivit të ri do të jetë Belinda Balluku, e cila rikonfirmohet në detyrën e saj të lartë si Zëvendësekryeministre dhe Ministre e Infrastruktures dhe Energjetikes. Balluku, e konsideruar një nga shtyllat e qeverisjes së Ramës, vazhdon të udhëheqë një nga portofolet më të rëndësishme të vendit.
Krahas saj, në pozicionin e dytë më të lartë në qeveri, si Zëvendësekryeministre për marrëdhëniet me Kuvendin, do të shërbejë Adea Pirdeni.

Lista e ministrave të propozuar është si më poshtë:
Ministre e Jashtme: Elisa Spiropali
Ministre i Mbrojtjes: Pirro Vengu
Ministre e Brendshme: Vlora Hyseni
Ministre i Drejtësisë: Elira Kokona
Ministre i Financave: Genti Gazheli
Ministre i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Bledi Cuci
Ministre i Turizmit dhe Mjedisit: Ervin Demo
Ministre i Arsimit dhe Sportit: Arbi Mazniku
Ministre e Kultures: Besiana Kadare
Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Demokratisë dhe Antikorrupsionin: Albana Kociu
Ministre e Ekonomise, Kulturës dhe Inovacionit: Delina Ibrahimaj
Ministre e Dixhitalizimit: Mirlinda Kacinaj
Ministre e Diaspores: Romina Kuko

Lista e re tregon një përqasje të përqendruar, duke kombinuar disa portofole (si Ekonomia me Inovacionin) dhe duke krijuar të reja (si Ministria e Dixhitalizimit), në një përpjekje për t’iu përgjigjur prioriteteve moderne të vendit.
Procesi i miratimit të qeverisë së re nga Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillohet në ditët e ardhshme.

Avatar photo
Astrit Hoxha
9 September, 13:03 | Përditësimi: 9 September, 13:27