I riu nga Kosova godet me thikë mësuesen në Gjermani, ndodhet në rrezik për jetën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Essen të Gjermanisë, ku një nxënës sulmoi me thikë një mësues në parkun e kolegjit në lagjen Nordviertel.

I plagosuri mori një plagë në stomak dhe po trajtohet për lëndime serioze, ndërsa pritet të operohet urgjentisht në spitalin universitar.

Agresori, një 18-vjeçar shqiptar nga Kosova, u largua menjëherë pas sulmit. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
5 Shtator, 12:06 | Përditësimi: 5 Shtator, 12:17