Ngopet tregu i makinave, rënia e importit të mjeteve ul TVSH e arkëtuar

TVSH nga importet arriti në 62.3 miliardëlekë për janar–maj 2025, me një rritje prej0.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të2024.

Të ardhurat nga TVSH në import për periudhënjanar–maj 2025 kanë arritur në 62.3 miliardëlekë, duke qenë 514 milionë lekë ose 0.8% mëshumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit2024. Megjithatë, shifrat mbeten 4.1 miliardëlekë më pak se plani, duke sjellë një mosrealizimprej -6.1% në raport me planin janar – maj 2025.

Një nga zërat kryesorë që kanë ndikuarnegativisht lidhet me tregun e automjeteve. Importi i automjeteve të përdorura ka sjellë njëefekt negativ prej -665 milionë lekësh (-16%), ndërsa automjetet e reja kanë dhënë një ndikimnegativ prej -333 milionë lekësh (-27%) krahasuar me vitin e kaluar.

Në të njëjtën linjë, sipas DPSHTRR, numri imjeteve të regjistruara në pesëmujorin e parë2025 ka qenë 38,028, nga të cilat 81.2% autovetura, duke rënë ndjeshëm krahasuar me 41,535 mjete të regjistruara në të njëjtënperiudhë të vitit 2024.

Automjetet, sidomos të përdorurat, kanë pasurgjithmonë një peshë të madhe në arkëtimin e TVSH-së nga importet. Rënia e regjistrimeveështë një tregues i ngadalësimit të kërkesës sëbrendshme dhe mbingopjes së tregut tëmakinave.

Gjithashtu, për shumicën e shoqërisë, kostoja e lartë e jetesës, si dhe kostoja e mirëmbajtjes sëmjeteve janë arsyet e vështirësisë financiare qëreflektohet edhe një këtë sektor të ekonomisë sëvendit