Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke shkaktuar lëndimin e një personi.

I plagosuri u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
21 Gusht, 17:18 | Përditësimi: 21 Gusht, 17:18