Tërmet 6.1 në Turqi: 1 viktimë, 29 të plagosur, 16 ndërtesa të shkatërruara

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë goditi dje Turqinë perëndimore, duke shkaktuar shembjen e 16 ndërtesave dhe lëndimin e dhjetëra personave. Sipas autoriteteve, lëkundjet u ndjenë deri në Stamboll dhe Izmir, duke krijuar panik në zonat e prekura.

CNN Turk raportoi se të paktën një person humbi jetën dhe 29 të tjerë u plagosën. Viktima, 81-vjeçari Nihat Önbaş, u nxor i gjallë nga rrënojat në Sındırgı, por ndërroi jetë në spital pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Gruaja e tij, Hamdiye Önbaş, mbeti me krah të thyer.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya njoftoi se katër persona të bllokuar nën rrënoja janë shpëtuar me sukses. Zyra e guvernatorit bëri të ditur se nga 16 ndërtesat e shkatërruara, 12 ishin të braktisura. Asnjë nga të plagosurit nuk raportohet në gjendje të rëndë