Petrit Alkollari, 58 vjeç, i plagosur rëndë më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh në koma.
Ngjarja, e raportuar fillimisht si aksident pune, tronditi komunitetin, pasi Alkollari mbeti me fraktura të rënda në kokë dhe u intubua vetëm 7 orë pas mbërritjes në spital. Ai qëndroi në reanimacion deri mbrëmjen e djeshme, kur humbi jetën. Ceremonia e varrimit u mbajt sot.
Policia ka arrestuar inxhinierin e kantierit, 56-vjeçarin Agim Spahiu, i dyshuar për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Ngjarja pritet të çojë në hetime më të thelluara për përcaktimin e përgjegjësive konkrete në këtë tragjedi.
