Arrestimet e policisë Fier në 24 orët e fundit

Fier – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit E. H., 46 vjeç, banues në Lushnjë, R. Ç., 28 vjeç, banues në Lushnjë dhe R. L., 66 vjeç banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 40 vjeç, banues në Fier pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit S. R., me pretendimin se do i dërgonte 2 automjete nga jashtë shtetit;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 25 vjeç, banues në Zharrëz, pasi ka kundërshtuar punonjësit e patrullës së përgjithshme gjatë kryerjes së detyrës, duke mos pranuar të heq automjetin e tij nga trotuari;

-shpallën në kërkim shtetasit S. B., 36 vjeç, A. B., 21 vjeç dhe E. G., 26 vjeç, të tre banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me një shtetas 33 vjeç dhe pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, i kanë marrë çantën e krahut. Punohet intensivisht për kapjen e  tyre

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. G., 28 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.