
Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë takimit me përfaqësues të teknologjisë, foli për zhvillimet e “Shqipërisë 2030” dhe sfidat drejt Bashkimit Europian.
Rama theksoi se më herët u diskutua lidhur me një hartë veprimesh dhe progresi që ka sjellë bota e re e teknologjisë.
Lidhur me inovacionin dhe zhvillimet teknologjike, Kryeministri u shpreh se sa i përket kësaj fushë, bankat janë në kushtet e një prapambetje që po kërcënon progresin
Kemi diskutuar të ndjekim një hartë veprimesh dhe do të arrijmë të krijojmë më të mirën duke u bazuar tek progresi që na ka sjellë bota e re e teknologjisë.
Ka qenë kënaqësi për të njohur nga afër edhe disa inovatorë. Më prezantuan edhe një dokument të vjetër që ishte tërheqës, për qendrën e mendimit novator dhe ka qenë impresionuese të njiheshim edhe me disa prej jush në aspektin e aktivitetit aktual që si rrjedhojë kanë prodhuar një serë eventesh të tjera që ne do të t’i realizojmë.
Fokusi do të jetë në ndërtim turizëm qoftë për të pasur edhe një ballafaqim me bankat e nivelit të dytë dhe BSH, për të përcjellë mesazhin që janë në kushtet e një prapambetje që po kërcënon progresin e sektorit.
Pasi i gjithë legjislacioni i nevojshëm është i miratuar dhe të gjitha instrumentet janë në dispozicion dhe këmbëngulja e bankave për të mos lëvizur më të njëjtin ritëm bëhet një pengesë”, tha Rama.